Benitez do të ofrojë 20 milionë për Robben
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i gatshëm të provojë shansin për të marrë shërbimet e anësorit të Real Madridit, Arjen Robben. Siç shkruan Daily Star, Benitez është duke planifikuar t'i ofrojë 20 milionë Real Madridit që të heqë dorë nga shërbimet e ish-anësorit të Chelseat. Robben ka qenë jo edhe aq kontribuues për Realin këtë sezon (gjatë kohës sa ka qenë i rikuperuar) dhe mbetet në dyshim nëse ai do të mund të arrijë kulmin e formës së tij. Megjithatë Benitez është i gatshëm të rrezikojë.