E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, planin për mbylljen e Guantanamos

Uashington - Presidenti amerikan Barak Obama pritet të paraqesë sot strategjinë për mbylljen e burgut të Guantanamos. Obama shpreson të eliminojë revoltën e ligjvënësve në lidhje me këtë çështje.

Në takimin e parapërfolur shumë, presidenti i Shteteve të Bashkuara do të mbrojë planin e tij për mbylljen e kampit burg në bazën ajrore amerikane në Kubë, ndërkohë që do të përpiqet të zbusë shqetësimet se disa prej personave të dyshuar për terrorizëm që mbaheshin në këtë burg mund të lirohen në SHBA.

Obama do të rinovojë angazhimin që bëri gjatë ditëve të para në detyrë për te mbyllur burgun e Guantanamos deri në janar të vitit 2010. Por, mesa duket nuk do të bëjë publike hollësi të në lidhje me çështjen sesi do të veprohet me 240 të burgosurit e kampit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›