E Diel, 1 Nëntor 2026

Siçili, sekuestrohen 10 milionë euro të falsifikuara

Palermo - Dhjetë milionë euro të falsifikuara janë gjetur nga karabinierët italianë në shtëpinë e një mafiozi në Siçili. Krahas parave fallso, në shtëpinë e tij janë gjetur edhe disa armë dhe municione.

"Karabinierët e Palermos gjetën më tepër se 7 milionë dollarë falsë në shtëpinë e Fabbio Manno, kreu i një klani mafioz i arrestuar gjatë një operacioni të gjerë antimafia në dhjetor. Rreth 3 milionë dollarë janë gjetur në shtëpinë e tezes së tij", mësohet nga një komunikatë e karabinierisë.

I njëjti burim njoftoi gjithashtu se janë sekuestruar tre armë automatike, një pistoletë, mijëra municione dhe një uniformë karabinieri. Sipas karabinierëve, mafiozët e ruanin këtë arsenal dhe këto para nga frika se mos shpërthente një luftë e re për pushtet mes klaneve disa muaj pas një operacioni policor që çoi në arrestimin në dhjetor të disa bosëve, dhe që i dha një goditje historike mafies siciliane, Cosa Nostra.

Hetimi lidhur me dollarët falsë u zhvillua në bashkëpunim me FBI-në amerikane, që dyshon se kartëmonedhat false mund të futeshin në qarkullim në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›