Obama pret ambasadorin kosovar, Spahiu
Ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, është pritur të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, ku i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit amerikan, Barak Obama. Sipas mediave të Kosovës, Presidenti Obama e ka konsideruar takimin me Ambasadorin e parë të Republikës së Kosovës në SHBA, një hap të mëtejshëm të forcimit të marrëdhënieve miqësore në mes dy vendeve. “Suksesi i vazhdueshëm i Kosovës si një shtet i pavarur, multietnik dhe demokratik mbetet një nga prioritetet e mëdha të Shteteve të Bashkuara. Bota ka qenë dëshmitare e progresit të jashtëzakonshëm, që ka bërë vendi juaj në periudhën e vet të shkurtër të pavarësisë”, është shprehur në takim presidenti Obama.