Selanik, ‘betejë’ mes policisë dhe hajdutëve
“Betejë” mes policisë së Selanikut dhe një grupi hajdutësh në orën 1:30 të mëngjesit. Patrulla e policisë ka parë jashtë një supermarketi në rrugën ‘Mudhanion’ dy makina në të cilat ndodheshin dy persona. Sapo policët kanë tentuar të afrohen tre persona me maska dhe të armatosur kanë dalë nga supermarketi dhe kanë hapur zjarr kundër policëve. Edhe ata u janë kundërpërgjigjur. Pesë personat kanë hipur në makinat e tyre por i kanë humbur nga sytë policëve. Deri dje, policia nuk ka pasur asnjë gjurmë të grupit të hajdutëve, edhe pse u krye një operacion i madh policor.