Skandali i pergjimeve dhe ndikimi mbi mediat amerikane

Kompania News Corp me baze ne Shtetet e Bashkuara eshte ne qender te nje skandali pergjimesh ne Britani qe po i shkakton pasoja serioze gjigandit te mediave. Ketu ne Shtetet e Bashkuara eshte shtuar vemendja e mediave ndaj kompanise dhe presidentit te saj Rupert Murdoch.
Akuzat se News Corp me baze ne Shtetet e Bashkuara ka shkelur ligjin britanik mund te kene pasoja ligjore per kompanine ne Shtetet e Bashkuara. Disa senatore amerikane dhe Kongresmeni republikan Peter King kane kerkuar hetime per te percaktuar nese kompania ka shkelur ligjet amerikane. Prokurori i Pergjithshem Eric Holder Komisioni Letrave me Vlere dhe FBI-ja jane pergjigjur me hetime paraprake.
Jay Fahy ish prokuror federal i shpjegon keshtu ligjet perkatese.
Nga ana penale kjo hyn ne Ligjin per Praktikat e Jashtme te Korruptimit dhe ndoshta ne ligjet per shkelje te privacise apo ato qe lidhen me nderhyrje ne tabulatet telefonike. Nuk perjashtohet ryshfeti nese kompanive telefonike u jane dhene para.
News Corp akuzohet se ka korruptuar police britanike per te gjetur informacione per shkrimet qe botonte ne tabloidin News of the World. Ligji per Praktikat e Jashtme te Korruptimit perfshin edhe kompanite amerikane qe veprojne jashte vendit. Andi Coulson ish redaktor lajmesh i tabloidit dhe ish zedhenes i kryeministrit britanik David Cameron eshte arrestuar lidhur me rastin ne fjale i cili perfshin jo vetem pergjime telefonash ne Britani por edhe te viktimave te 11 shtatorit ne Shtetet e Bashkuara.
News Corp ka patur miliarda dollare humbje per shkak te skandalit. Kompania u detyrua te heqe dore nga blerja e nje pjese te kompanise British Sky Broadcasting transmetuesi me i madh satelitor ne Britani. Gazetari Felix Gillette thote se skandali ka shkaktuar renie te madhe ne aksionet e kompanise.
Ata kane humbur me shume se 5 miliard dollare ne vlere aksionesh dhe aksioneret jane te shqetesuar per te ardhmen e kompanise.
Presidenti i News Corp Rupert Murdoch i lindur ne Australi ka marre shtetesine amerikane per te qene ne gjedje te zoteroje media edhe ne Shtetet e Bashkuara. Pasurite e tij perfshijne nje studio ne Hollywood dhe rrjetin televiziv Fox me ndikim ne qarqet konservatore amerikane.
Murdoch eshte kritikuar se ka privuar publikun nga larmia e pikepamjeve te nevojshme per te marre vendime te mirinformuara ne nje shoqeri demokratike. Mes kritikeve eshte eksperti i mediave Dean Starkman.
Ky skandal ne Britani mund ta ndryshoje krejt peizazhin e medias si ketu ne Shtetet e Bashkuara edhe ne bote.
Starkman thote se skandali i pergjimeve mund tu jape mediave me te vogla nje shans per te sfiduar pushtetin qe ka fituar News Corp e cila ka ketu 27 licenca transmetimi te leshuara nga Komisioni Federal i Komunikacioneve. Jay Fahy thote se Komisioni mund te refuzoje zgjatjen e ketyre licencave.
Nese Komisioni mban qendrim te ashper dhe vertetohet se Murdochu djali i tij ose njerez ne nivele te larta kane patur dijeni kjo mund ti beje ata ti humbasin licencat cka mund te shenoje edhe fundin e perandorise se tij.
Fox News e permendur pak skandalin dhe nuk iu pergjigj kerkeses se Zerit te Amerikes per nje interviste. Rupert Murdoch i tha gazetes Wall Street Journal qe eshte prone e tij se po krijon nje komision te pavarur per te hetuar akuzat qe kane tronditur kompanine e tij.