E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, pro përdorimit të "marijuanës mjekësore"

Presidenti Obama është dakort që të përdoret marijuana për shkaqe mjekësore në spitalet amerikane. Më përpara në SHBA gjatë administratës Bush, 14 shtete federale e kishin të lejuar me mbjelljen e marijuanës për shkaqe mjeksore, ndërsa në shtetet e tjera nuk ishte kjo lehtësi juridike. Ndërsa Obama do të propozojë që ky ligj të hyjë në fuqi sa më shpejt për 51 shtetet federale të Amerikës.
Shtëpia e Bardhë pohoi se pasi të fuqizohej ligji i mbjelljës së marijuanës, strukturat policore të FBI-së dhe të DEA-s nuk do të kishin më nën kontroll hapsirat spitalore për të kontrolluar nëse përdoreshin substance të ndaluara në recetat mjekësore. Propozimi i Obamës për të lejuar mbjelljen e marijuanës për shkaqe mjekësore erdhi pas një fazë të ngjeshur konsultimesh me prokurorë si edhe mjekë për këtë problem.
Sipas ligjit të ri që pritet të votohet në Kongresin Amerikan "marijuana mjekësore" do të përdoret kryesisht nga pacientë të cilët kanë probleme me sëmundjet e kokës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›