Francë, arrestohen dy pjesëtarë të rrjetit terrorist ETA
Policia franceze ka arrestuar dy anëtarë të organizatës separatiste baske ETA, njëri prej të cilëve konsiderohet si kreu i krahut politik të saj. Aitor Elizaran Aguilar është një nga krerët politik kryesor të grupit. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë forcave spanjolle të anti-terrorizmit. Aguilar u arrestua bashkë me një tjetër anëtar të vjetër të organizatës, Oihana San Vicente, në qytetin veri-perendimor të Karnakut.
Në momentin e arrestimit, ata ishin të dy të armatosur, por u bllokuan nga agjentët e forcave speciale, shtojnë burimet policore franceze.
ETA fajësohet për më shumë se 820 vrasje që nga nisja e fushates së saj 41 vite me parë për pavarësine e pjesës baske të Spanjës.
Spanja dhe Franca kanë punuar ngushtë për të goditur separatistët, të cilët shpesh herë strehohen në Francë per t'iu shpëtuar autoriteteve spanjolle.