"Videoja", Meta: Prokuroria po zhvillon proces politik

Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka akuzuar Prokurorinë për zvarritje të qëllimshme të procesit kundër tij për qëllime politike. Në një prononcim për mediat, Meta duke iu referuar seancës së djeshme gjyqësore akuzoi prokurorinë se ka nisur një proces politik kundër tij i cili ka për qëllim mbajtjen peng të imunitetit të tij.
“Prokuroria nuk ka përqëllim të zbardh të vërtetën por ka si qëllim zvarritjen e këtij procesi duke mbajtur peng imunitetin tim dhe e ka përdorur çështjen për të dëmtuar zgjedhjet e 8 majit. Këtë e tregon edhe se vetën 2 ditë para zgjedhjeve prokuroria më komunikoi se isha marrë i pandehur ndërkohë që ajo ka qënë në mënyrë të njëashme pikërisht në krahun e anti-ligjit” theksoi Meta.
Më tej Meta e ka cilësuar si të pavlefshëm procesin gjyqësor ndërsa shtoi se nuk ekziston asnjë provë materiale dhe e ligjshme kundër tij.
“Edhe nga ekspertiza e bërë nga prokuroria në mënyrë të paligjshme del qartë se kemi të bëjmë me mungesë të provave orgjinale dhe me një kasetë të montuar” theksoi Meta.
Meta gjithashtu deklaroi se çështja e videos do të ndiqet edhe më tej nga ekspertië ndërkombëtar ndërsa shtoi se kjo cështje do të ngrejë edhe nevojën për një reformim të sistemit të drejtësisë.