Obama sheh shenja pozitive në Iran pas zgjedhjes së Rohan
UASHINGTON- Presidenti amerikan, Barack Obama sheh shenja pozitive pas zgjedhjes së presidentit iranian, Hassan Rohani, kryesisht mbi çështjen bërthamore, por përjashtoi heqjen e sanksioneve kundër Teheranit, në një intervistë të transmetuar mbrëmjen e djeshme nga televizioni publik amerikan.
"Mendoj se kjo pasqyron dëshirën e popullit iranian për një drejtim tjetër (...) Në Iran ka një etje për bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar në një mënyrë më pozitive", deklaroi presidenti amerikan i pyetur nga gazetarja e rrjetit televiziv "PBS", Charlie Rose.
(d.b/BalkanWeb)