12 kriteret e BE-së, plan i ri në Parlament

Pas diskutimit të këtij plani, ai do të dorëzohet në Bruksel.
"Me të gjitha reduktimet, pra me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, me zhvillimin e zgjedhjeve vendore mbeten 10 prioritete. Por duke pasur parasysh që reforma zgjedhore, rregullorja e Parlamentit dhe të gjitha prioritet e tjera janë prioritetë bazë për hapjen e negociatave, ky plan veprimi i hartuar mirë dhe me ndihmën e komisionit Parlamentar të Integrimit do të jetë një bazë shumë e mirë për t'ia dorëzuar Komisionit Evropian dhe për ti treguar për hapat dhe zhvillimet që janë ndërmarrë", ka deklaruar ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.
Nëse përmbushja e kritereve do të shkojë siç duhet, atëherë në qershor pritet një përgjigje pozitive nga Bashkimi Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat. "Sigurisht një konfliktuim apo rikonfliktuim i situatës politike nuk i bën mirë vendit. E vertetë është ana tjetër, që nuk ka asnjë arsye për t'u konfliktuar më dhe nuk ka asnjë argument që opozita të rëndojë apo të bllokojë dialogun politik, të paktën e shpresoj. E rëndësishme është që zgjedhja e ardhshme e Presidentit, në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit, plotëson detyrimin tonë madhor për të respektuar shtetin ligjor, shtoi zonja Bregu.
Në bazë të marrëveshjes së arritur midis mazhorancës dhe opozitës, parashihet që deri në muajin mars të miratohen të gjitha ligjet që kërkojnë 84 vota në Parlament. Deri më tani janë miratuar një sërë ligjesh të rëndësishme, por gjatë muajit janar pritet të kryhet reforma zgjedhore, një çështje madhore kjo edhe në radhën e kritereve të BE-së. /Start/
2012-01-05 17:20