E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama shpreson të avancojë arritjet e takimti të G-20s

Pas takimit dy ditor të nivelit të lartë të G-20s në Francë që u dominua nga kriza greke e borxhit, Presidenti Barak Obama tha se do të vazhdojë presionin për masa më të shpejta për zgjidhjen e krizës.  Presidenti u zotua gjithashtu se do të këmbëngulë për miratimin e ligjit të tij për hapjen e vendeve të reja të punës në Amerikë.

Presidenti Obama u largua të premten nga Kana, duke u shprehur me optimizëm se Evropa do t`i zgjidhë problemet e saj ekonomike, një hap shumë i rëndësishëm ky për rimëkëmbjen ekonomike të botës.

Por ai dhe udhëheqës të tjerë jo evropianë të G20-ës duan masa të shpejta për të ndalur përhapjen e krizës evropiane të borxhit.

Udhëheqësit evropianë të G-20s shprehën vendosmërinë për t`u marrë seriozisht me problemin e borxhit. Por masat e menjëherëshme për të cilat kishte shpresuar administrata Obama nuk u konkretizuan.

Zoti Obama u ofroi edhe këshilla të tjera dhe i inkurajoi homologët e tij evropianë, por jo ndihmë financiare nga Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, presidenti tha se takimi i Kanës shënoi disa arritje. Italia, një nga ekonomitë kryesore të Evropës, mund t’i ketë parandaluar probleme të ngjashme me ato të Greqisë duke e lejuar Fondin Monetar Ndërkombëtar për ta monitoruar ekonominë e saj. Edhe udhëheqësit e G-20s ranë dakorf t`i japin FMN-së më shumë burime për të luftuar krizën financiare.

Shqetësimet e vendeve të tjera të G20-ës lidhur me gjendjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara u vunë në dukje me publikimin e shifrave të reja për mangësi në hapjen e vendeve të reja të punës muajin e fundit.

Obama shfrytëzoi rastin për t`i bërë përsëri thirrje Kongesit të miratojë paketën ligjore prej 447 miliardë dollarësh për hapjen e vendeve të punës, duke thënë se programi i tij ekonomik po shënon përparim.

Presidenti Obama dhe republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë paraqitur projekt-ligje mjaft të ndryshme për krijimin e vendeve të punës.

Disa udhëheqës të tjerë të G-20s e vlerësuan planin e zotit Obama dhe ai do ta promovojë atë gjatë ditëve të ardhëshme para popullit amerikan.

Megjithëse në pjesën më të madhe takimi i nivelit të lartë të Kanës u përqendrua në ekonominë evropiane, Kina ra dakord të shpejtonte përpjekjet për të ngritur vlerën e monedhës së saj, gjë për të cilën Presidenti Obama kishte patur në plan të bënte thirrje.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera përshëndetën deklaratën e Kinës se synon të hapë tregjet e saj për më shumë importe. Zyrtarët e administratës Obama thanë se njoftimet e Kinës pasqyrojnë shqetësimet e Pekinit rreth rreziqeve që pëbën për ekonominë kineze gjendja financiare e Evropës.

Çështja më e mprehtë jo ekonomike që u trajtua në Kanë ishte programi bërthamor i Iranit dhe kjo çështje do të trajtohet përsëri gjatë ditëve të ardhëshme. Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore që pritet të dali sëshpejti tregon se shkencëtarët iranianë po bëjnë përmarim drejt ndërtimit të një bombe atomike. Irani ka mohuar vazhdimisht se programi i tij bërthamor ka qëllime ushtarake.

Ndërkaq, në ditët e ardhëshme, Presidenti Obama do të bëjë fushatë për programin e tij të hapjes së vendeve të punës, para se të fillojë një seri tjetër takimesh ndërkombëtare.

Ai do të jetë mikpritësi i forumit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit dhe takimit të nivelit të lartë të udhëheqësve të Amerikës së Veriut në shtetin e tij të lindjes, Havai. Pastaj ai do të shkojë për vizitë në Australi dhe më pas në venpushimin indonezian, Bali, për takimin e nivelit të lartë të Azisë Lindore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›