E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situatë e vështirë nga përmbytjet në Itali

Vijon situata e rëndë në shtetin fqinj, Itali, pasi shirat e furishëm kanë vijuar edhe përgjatë të dielës duke përfshirë të gjithë vendin, nga veriu në jug. Pas tragjedisë ku humbën jetën 6 persona mes tyre edhe 3 shqiptarë, një burrë rreth të 50-tave ka vdekur në Napoli pasi një pemë ra mbi makinën e tij.
Ndërkohë frika ka përfshirë edhe Piemonten ku niveli i lumit Po, i ka kaluar 5 metra. Për shkak të motit të keq është shtyrë edhe ndeshja që ishte planifikuar për sonte Napoli-Juventus. Vendimi u morr në fund të një takimi që u mbajt në prefekturën e Napolit. Ndërsa në Alessandrino, shumë rrugë janë bllokuar dhe të paktën 500 persona janë evakuuar. Edhe në Spezzino është vendosur alarmi. Një situatë paniku ka përfshirë mbarë vendin pasi përmbytjet e furishme kanë shkatërruar një sërë sistemesh, atë rrugor, elektrik si dhe në disa zona janë shkëputur tubat e gazit.
Qyteti i Xhenovës i gjunjëzuar nga përmbytja e së premtes vazhdon të luftoje me ujin dhe baltën. Eshtë ndaluar krejtësisht qarkullimi me automjete private, shkollat janë të mbyllura dhe po monitorohen me kujdes zonat përreth ku shiu ka vazhduar deri në agim. Alarmi tani po spostohet ne veri dhe ne qender te vendit ku parashikohen reshje te medha.Eshte shpejt per te vleresuar demet e permbytjes ne Xhenova, nga nje llogaritje fillestare duhet te jene mbi 300 milione euro.
Javën e kaluar qeveria italiane shpalli gjendjen e jazhtëzakonshme në veriperëndim të rajonit Liguria dhe Toskanë pas stuhive që goditën rajonet bregdetare, duke vrarë të paktën 10 njerëz dhe duke shkaktuar përmbytje të shumta dhe rrëshqitje të tokës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›