E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama shtyn fjalimin në Kongres

Presidenti amerikan Barack Obama ka pranuar të riorganizojë fjalimin e tij në Kongres mbi ekonominë, pas kundërshtimeve të kryetarit të Senatit, John Boehner.

Presidenti Obama kërkoi të konturonte planin e shumëpërfolur për krijimin e vendeve të punës të mërkurën e ardhshme, por një gjë e tillë binte ndesh me debatin e republikanëve.

Zoti Boehner kërkoi që fjalimi i Obama të mbahet një ditë më vonë dhe Shtëpia e Bardhë e ka pranuar këtë rekomandim.

Papunësia në SHBA, ende mbi kuotën 9 për qind, mund të jetë tema dominuese në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Më herët, Shtëpia e Bardhë deklaroi se përputhja e orarit të fjalimit me debatin televiziv “Republikanët 2012” në bibliotekën Ronald Reagan ishte e rastësishme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›