E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, sulmohet adresa ne blogun Twitter

Nje prej faqeve virtuale me te dashura nga amerikanet eshte sulmuar nga piratet e internetit. Blogu masiv “Twitter” ka rene ne rrjeten e hakersave, te cilet kane demtuar adresat personale te disa prej njerezve me te famshem te planetit si Barack Obama apo Britney Spears.

Sherbimi mikroblog nuk ka mundur te mbroje llogarine e presidentit te ardhshem te SHBA-se, kengetares se muzikes apo edhe llogarine e rrjetit televiziv Fox News. “Twitter” eshte nje sherbim shume i njohur pertej Atlantikut qe u lejon perdoruesve te pershkruajne ate qe po bejne apo mendojne, nepermjet 140 karaktereve.

Suksesi i ketij blogu ka qene i menjehershem dhe kjo ka bere qe edhe Barack Obama te hapte nje llogari, e cila u perdor deri ne 5 nentor ku ai falenderon gjithe mbeshtetesit e tij. Por adresa e presidentit te ardhshem, ashtu si e shume abonenteve eshte sulmuar nga disa spam-e, te ngjashme me ato qe vijne ne posten elektronike.

Kjo gje ka demtuar edhe Britney Spears, ne adrese e se ciles mund te lexohen komente vulgare, ndersa ne adrese te gazetarit te CNN, Rick Sanchez shkruhet se ai ka perdorur droge.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›