E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuba hap arkivat e Ernest Heminguej

Kuba ka hapur arkivin elektronik, ku perfshihen mijera dokumenta qe i perkisnin shkrimtarit te famshem Ernest Heminguej.

Fituesi i cmimit Nobel ne Letersi, shkroi ne ishullin komunist disa prej kryeveprave te tij. Arkivi elektronik perfshin fotografi, letra dhe doreshkrime, si dhe epilogun e pabotuar te romanit “Per ke bien kembanat”.

Te gjithe dokumentet kane qendruar per dekada te tera ne kantinen e shtepise se tij ne Kube. “Behet fjale per 3194 faqe dokumentash, shume prej te cilave te dixhitalizuara, dhe qe per here te pare mund te shihen nga studentet dhe kerkuesit”, tha Ada Rosa Alfonso Rosales, qe drejton muzeun “Ernest Hemingway” ne Havana.

Kuratoret thane se arkivat ofrojne nje veshtrim te thelle ndaj 20 vjeteve te jetes, qe Heminguej kaloi ne ishull. Arkivi permban edhe mesazhe te koduara, qe shkrimtari i dergonte kur perdorte jahtin e tij per te kerkuar nendeteset gjermane qe vertiteshin prane ishullit.

Kopjet elektronike te dokumentave qe u interesojne, akademiket dhe kerkuesit duhet t’ia kerkojne Keshillit kubanez te Trashegimise. Arkivi pritet te hedhe drite mbi nje pjese te rendesishme te periudhes kubaneze, te panjohur nga biografet e Heminguej.

CD dhe mikrofilma me dokumenta jane derguar gjithashtu ne biblioteken “John F Kennedy” ne Boston dhe do te gjenden edhe ne internet.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›