Presidenti Obama rishfaq aftesite e tij muzikore

Presidenti Barak Obama pati nje tjeter rast per te treguar aftesite e tij muzikore. Ai kendoi mbreme per pak sekonda ne nje koncert bluzi ne Shtepine e Bardhe megjithese fillimisht ngurroi pak. Kenga ishte Sweet Home Chicago.
Presidenti kendoi per pak sekonda me legjendarin B.B. King kengen Sweet Home Chicago. ikago eshte qyteti ku ai ka kaluar nje pjese te rinise. Mbremja i kushtohej muzikes bluz dhe ishte organizuar nga presidenti dhe zonja e pare Michelle
Tani qe ne festojme muajin e historise afrikano-amerikane kjo muzike na kujton se kemi kaluar ne kohe me te veshtira me pare. Jam krenar qe kemi sot keta artiste mes nesh.
Ne koncert ishin edhe kengetare te famshem si Buddy Guy dhe Mick Jagger i Rolling Stones.
Muajin e kaluar Presidenti Obama beri te njejten gje me kengen Lets Stay Together gjate nje takimi fushate duke marre miliona hite ne YouTube.