Obama takim me zëvendëspresidentin kinez Shi Jinping
Presidenti Barak Obama ka pritur në Shtëpinë e Bardhë zëvendëspresidentin kinez Shi Jinping, i cili është propozuar të bëhet president në vitin 2013.
Vizita e tij e parë në Shtëpinë e Bardhë po përcillet së afërmi, për të parë nëse ka shenja të lëvizjes në lidhjet ekonomike mes dy shteteve, që deri tani kishin mospërputhje të thella.
Kohët e fundit raportet mes dy shteteve shënuan mospajtime në lidhje me tregtinë, monedhën kombëtare, të drejtat e njeriut dhe synimet ushtarake. Në qendër të bisedimeve kanë qenë edhe Korea Veriore, Siria dhe Irani.
Kina iu bashkua javën e kaluar Rusisë në përdorimin e vetos ndaj një rezolute kundër aksioneve të qeverisë siriane ndaj protestuesve. Më herët Shi u takua me nënpresidentin Xho Bajden, i cili u zotua hapur për tejkalimin e dallimeve. Shi gjithashtu pritet të takohet edhe me sekretaren e shtetit Hillari Klinton.