E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosovës: Referendumi, dëshmi e ambicieve të sëmura të Serbisë

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zhgënjimin dhe revoltën e saj të thellë për aktin e fundit të Serbisë lidhur me organizimin dhe mbajtjen e referendumit në pjesën veriore të Kosovës, thuhet në një deklaratë për shtyp nga zyra e Kryeministrisë.

“Ky akt ilegal i cili do të prodhojë një rezultat ilegal dhe të papranueshëm, në mënyrë të drejtpërdrejtë cenon sovranitetin shtetror të Republikës së Kosovës”, shprehet qeveria kosvare, ndërsa thekson se “veprimi ilegal i Serbisë është në kundërshtim me Kushtetutën tonë dhe të drejtën ndërkombëtare”.

Qeveria e Republikës së Kosovës, i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëj trysni tek Serbia, për dhënien fund “akteve të tilla ilegale të cilat në menyrë të drejtëpërdrejtë cenojnë integritetin territorial të shtetit tonë të pranuar ndërkombëtarisht”.

“Aktet e tilla ilegale dhe të papërgjegjshme të Serbisë nuk i shërbejnë në asnjë mënyrë avancimit të agjendës euro-atlanike dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, përfundon deklarata e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›