Rusia i shet tanke Algjerisë

Rusia sërish me treg me mjete luftarake. Sipas raportimeve shteti rus ka ka nënshkruar kontrata për t`ia shitur 150 tanke Algjerisë dhe Turkmenistanit.
E përditshmja ekonomike “Vedomosti” citoi burime në industrinë e ushtrisë të kenë thënë se Agjeria ka rënë dakort që të blejë 120 tanke T-90C nga ekportuesi kombëtar i Rusisë Rosoboronexport, ndërsa Turkmenistani do të marrë 30 tanke.
Një analist i mbrojtjes, Konstantin Makijenko, i ka thënë gazetës se marrëveshja kap vlerën e të paktën 500 milionë dollarëve.
Gazeta thekson gjithashtu se Rusia ka nënshkruar marrëveshjen me Turkmenistanin në verën e vitit 2011. Me herët, thuhet se Rusia e ka furnizuar Turkmenistanin me 10 tanke për të përmbushur kontratën e vitit 2010.