Sefanoviç:Do të bëjmë çmos për kandidaturën

Serbia do të bëjë çmos që të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, por nuk do ta shkelë as Kushtetutën dhe as Rezolutën 1244, ka thënë shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borko Stefanoviç.
“Do të bëjmë çdo gjë që është e mundshme që të marrim statusin, por para kësaj do të kemi parasysh edhe interesat kombëtare, Kushtetutën dhe Rezolutën 1244, të cilat nuk do t`i shkelim”,-ka thënë e Stefanoviç.
Ndër të tjera ai është shprehur se është në dijeni për vizitën e ndërmjetësit të BE-së, Robert Kuper në Prishtinë. Stefanoviç paralajmëroi konsultime të mëtejshme me bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me zgjidhjen e problemit të përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale.