E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjitja e Rick Santorum ne anketa

Pas fitoreve te papritura ne votimet ne disa shtete kandidati republikan per president Rick Santorum po perjeton nje shtim te ri te popullaritetit.

Tre anketa te opinionit tregojne se Rick Santorum eshte thuajse njesoj i popullor me ish-guvernatorin e shtetit Massachusetts. Mitt Romney.

Nje sondash i organizuar nga  rrjeti televiziv CBS  dhe gazeta New York Times tregon se Santorum gezon 30 perqind mbeshtetje mes votuesve republikane ne krahasim me 27 perqind qe gezon Romney. Kjo shifer eshte nje ndryshim i madh per Santorum i cili mori vetem 16 perqind perkrahje ne nje sondazh te ngjashem ne muajin janar.

Nje anktete opinioni e organizuar nga Grupi studimor Pew tregon se Rick Santorum ish-senator i Pennsylvanise ka 30 per qind mbeshtetje ne krahasim me 28 perqind qe gezon ish guvernatori i shtetit Masachusets Mit Romney.

Nje sondazh i grupit Gallup tregon se 32 per qind e votuesve te regjistruar republikane mbeshtesin Mitt Romneyn dhe 30 perqind mbeshtesin Rick Santorum. Ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich radhitet i treti me 16 perqind pasuar nga  ligjvenesi i Teksasit Ron Paul me 8 perqind.

Javen e kaluar Rick Santorum korri fitore te papritura ne garat ne shtetet Misuri Minesota dhe Kolorado. Por me vone gjate javes Mitt Romney doli fitues ne shtetin verilindor Maine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›