E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama tërheq “propozimin për kontraceptivët”, frikë për ndikim në zgjedhje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka deklaruar se administrata e tij nuk do të kërkojë nga institucionet fetare, si spitalet dhe universitetet, të sigurojnë kontraceptivë falas në sigurimin shëndetësor të punëtorëve të tyre.
Propozimi kombëtar i Obamës ka provokuar zemërimin e grupeve fetare, veçanërisht të Kishës Katolike, e cila kundërshton përdorimin e “kontrolluesve të lindjes”.
Mbështetësit e politikës së propozuar thonë se gratë që punojnë për spitalet apo institucionet e bamirësisë që lidhen me grupe fetare, ndihen të diskriminuara nëse sigurimi i tyre nuk mbulon kontraceptivët.
Megjithatë plani ka shkaktuar një stuhi polemikash dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thuhet se kanë filluar të ndjejnë frikë se mund të dëmtojë shanset e Obamës për rizgjedhje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›