E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, Zvicra dhe Serbia kryesueset e radhës

Pesëdhjetegjashtë vendet anëtare të OSBE-së kanë vendosur që Zvicra dhe Serbia të mbajnë kryesimin e organizatës në vitin 2014, përkatësisht në 2015.
Ndërkohë kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, irlandezi Eamon Gilmo, e ka mirëpritur vendimin. Ai tha se vendimi për dy vitet e ardhshme “do të lejojë planifikime afatgjata” për të mirën e organizatës.
Vendimi për të zgjedhur dy vende është marrë në të ashtuquajturën “procedurë të heshtjes”, e cila përfundoi të premten pa kundërshtimin e asnjë shteti anëtar. Në vitin 2013, organizata do të kryesohet nga Ukraina.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›