E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki-moon dënon sulmet në Siri

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka dënuar sulmet vetëvrasëse të së premtes në Alepo të Sirisë, ku mbetën të vrarë 28 persona dhe u plagosën 235 të tjerë.

Ban u shprehu ngushëllime familjeve dhe miqve të viktimave të sulmeve me makinë bombë.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një “zgjidhje gjithëpërfshirëse paqësore politike” për t`i dhënë fund dhunës pothuaj njëvjeçare në Siri.

Shpërthimet erdhën në kohën kur forcat e qeverisë po vazhdojnë ofensivën në Homs, ku aktivistët opozitarë thonë se qindra njerëz janë vrarë në javën e kaluar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›