Obama thirrje Europes per zgjidhjen e krizes

Presidenti amerikan Barack Obama i ka bërë sërish thirrje Europës të reagojë me shpejtësi mbi krizën.
Lajmi i mirë është se ka një ecuri nga kjo sfidë ka thënë Obama. Këto vëendime të rëndësishëm janë në duart e liderëve europianë dhe për fat të mirë ata e kuptojnë seriozitetin e situatës dhe nevojën urgjente për të vepruar ka shtuar presidenti i SHBA.
"Ajo që ne kemi provuar të bëjmë është konstruktive, nuk duhet të merret si fyerje por si një këshillë e ofruar nga ana jonë bazuar nga eksperiencat dhe përvojat tona për të stabilizuar situiatën financiare. Ajo cfarë ne mund të bëjmë janë stimulimi, këshillat dhe sugjerimet por në fund të fundit janë ata që do të marrin vendime të rëndësishme.
Zgjidhjet për krizën në Eurozonë nga liderët europianë janë të vështira dhe ne në SHBA do t’i mbështesim. Uashingtoni shqetësohet pasi një thellim i recesionit në Kontinentin e Vjetër mund të dobësojë rimëkëmbjen amerikane ka thënë Obama.
Ai e ka ftuar Europën të fuqizojë sistemin bankar duke injektuar kapital si në rastin e SHBA në vitin 2009-2010.
Në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë kreu i saj ka sugjeruar se rruga më e mirë dhe urgjente është ajo e rritjes dhe për këtë objektiv duhet bërë gjithcka. Sipas presidentit amerikan masat shtrënguese rrezikojnë ta cojnë në rënie ekonominë europiane dhe ta zhysin në një tjetër recesion. Stabilizimi i financave publike duhet parë në një optikë më të gjerë. Cdo vend sipas tij ka karakteristikat e veta.
Greqia ka shpenzuar më shumë se sa ka mundur dhe vendet si Italia dhe Spanja kanë bërë reforma strukturore inteligjente, nga sistemi fiskal në tregun e punës, por ato kanë nevojë për më shumë kohë dhe hapësirë për të realizuar masat e ndërmarra. Është në interesin e të gjithëve që greqia të qëndrojë në Eurozonë, kujton Obama duke shtuar se të gjithë jemi në dijeni të sakrificave që po bën populli grek dhe vet grekët duhet ta dinë se vështirësitë do të ishin edhe më të mëdha nëse do të ishin larg euros.
Duket se ajo cfarë do të ndodhë me Europën do të ketë efekte edhe mbi zgjedhjet presidenciale amerikane, pikërisht për këtë presidenti Obama është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë liderët europianë