Naço: Rritje të kërkesës për përdorimin e gazit

Kërkesa për përdorimin e gazit pritet që të rritet pas disa vitesh. Ky fakt u deklarua prej ministrit të METE Nasip Naço gjatë një seminari për gazin. Kjo ka bërë që ministria e ekonomisë të ndërmarë disa nisma për zgjerimin e infrastrukturës teknike dhe ligjore. Kreu i ministrisë së energjitikës shprehu gadishmërinë e qeverisë për shtimin e kapaciteteve të reja të gazit.
Në emër të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Simon Uzunov i kërkoi që Shqipëria të krijoj kapacitete të reja për të prodhuar energji elektrike.
"Përdorimi i gazit natyror për prodhimin e energjisë duhet të shihet si një zgjidhje tejkaluese në ekonominë e ardhshme të dekarbonizuar, e cila përmbush angazhimet mjedisore. Iniciativa - Gas - për Prodhimin e Energjisë Elektrike (Gas to-Power) është një përgjigje e Komunitetit të Energjisë ndaj problemeve të identifikuara, pasi ajo ka të bëjë me ndërtimin impiantet të energjisë elektrike që punojnë me gaz në koordinim me zhvillimin e infrastrukturës së transmetimit në një nivel më të gjerë rajonal. Shqipëria është një nga Palët Kontraktuese, të cilat kanë shprehur gatishmëri të fortë për të marrë pjesë në një zhvillim të koordinuar të kapaciteteve të reja të gazit për prodhim të energjisë elektrike në nivel rajonal” Uzunov.
Në seminar merrnin pjesë drejtues të METE që mbulojnë sektorin energjetik, përfaqësues dhe ekspertë nga kompani dhe institucione energjetike të sistemit të METE (KESH sh.a, OST sh.a, AKBN, dhe nga Enti Rregullator i Energjisë.