Obama thirrje Kongresit per te mos ngritur normat e interesit per studentet
Presidenti Obama i ka kerkuar Kongresit te mbaje ne fuqi nje ligj qe lidhet me normat e interesit per kredite e studimeve. Nese lejohet qe ligji te skadoje ne korrik sipas afatit normat e interesit per kredite qe marrin studentet mund te dyfishohen.
Zoti Obama tha sot ne fjalimin e tij te perjavshem se arsimi i larte nuk duhet konsideruar luks por nje domosdoshmeri ekonomike qe cdo familje duhet te jete ne gjendje ta perballoje.
Presidenti tha se pengesat ekonomike per te rinjte qe duan te ndjekin studimet e larta nuk bejne gje tjeter vecse minojne te ardhmen e vendit.
Javen e ardhshme Presidenti do te perpiqet te siguroje mbeshtetje publike per propozimin e tij duke vizituar universitete te ndryshme ne shtete te rendesishme per zgjedhjet presidenciale si Karolina e Veriut Ajova dhe Kolorado.