E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani Nisin pergatitjet per lojrat Olimpike verore

Britania eshte perfshire tashme nga ethet e Olimpikeve verore.

Dje banoret ne skajin perendimor te vendit paten rastin te shohin nje nga momentet me simbolike te Lojerave kur organizatoret vune dje ne prove stafeten e pishtarit olimpik.

Zyrtaret britanike te Olimpikeve thone se prova e djeshme u be me synimin per te analizuar ne hollesi ndryshimin e levizjes se trafikut gjate kalimit te pishtarit kohezgjatjen qe kerkon pershkimi i nje segmenti te stafetes dhe ceshtje te sigurise.

Muajin e ardhshem do te behet percjellja reale e pishtarit kur te mberrije per here te pare ne skajin perendimor te Britanise te njohur si Lands End dhe do te percillet neper te gjithe vendin dhe ne Irlande nga 8 mije atlete dhe aktiviste.

Shume nga te rinjte aktiviste jane zgjedhur si rezultat i kontributit te tyre ne komunitet apo per punen vullnetare per nje kauze te caktuar.

Te zgjedhur per stafeten e pishtarit jane edhe zjarrfikesi me i moshuar ne Britani dhe nje ushtar qe humbi tre gjymtyre nga nje plagosje ne Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›