E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihapet pas restaurimit Teatri Howard i Washingtonit

Teatri Howard nje ndertese historike e Washingtonit duket se ka rilindur.

Tingujt e muzikes tani mbushin perseri kete ndertese historike e cila u ndertua ne vitin 1910 ne ate kohe teatri me i madh ne bote per artiste dhe spektatore afrikano-amerikane. Ky teater ze nje pjese te rendesishme ne historine e afrikano-amerikaneve. Ne vitet 1930 Duke Ellington kompozitori dhe drejtuesi i kompleksit te famshem muzikor nga Washingtoni ka gjurmet e tij tek Teatri Howard.

Ne skenen e teatrit po ashtu kane interpretuar edhe artistet e famshem me ngjyre si Diane Ross dhe grupi i rok end rollit The Supremes.

Kengetari Marvin Gaye fitues i cmimit Grammy e zbuloi talentin pikerisht ne kete teater.

Kantautori i muzikes RampB Smokey Robinson ishte adoleshent kur interpretoi per here te pare ne kete teater. Ai bashke me muzikante te tjere me ngjyre erdhen perseri ketu per te festuar ringjalljen e teatrit

Une u rrita ne kete teater ai ishte si nje shtylle mbeshtetjeje per ne. Ketu vinte ne ate kohe edhe kompania e regjistrimit Motown Reviews. Ja kalonim shume mire ketu prandaj jam teper i lumtur qe u hap perseri.

Per te festuar kete ngjarje erdhi edhe aktorja dhe kengetarja e Broadway-it Leslie Uggams.

Ne keto lloj teatrosh duhej medoemos te lije gjurme me intrepretimin tend sepse publiku mbante nje qendrim teper aktiv kritik prandaj dhe duhej te paraqiteshe sa me mire. Pervec kesaj per mua me e rendesihme per kete teater eshte se gjithshka qe une bej tani ne Broadway dhe tani une jap 8 shfaqje ne jave e kam mesuar nga interpretimi ne teatro si ky.

Per dekada me radhe ne Teatrin Howard jane shfaqur estrada drama variete muzikore dhe shfaqje me talentet lokale. Teatri njihej si Broadway - i njerezve me ngjyre. Ne vitet e segregacionit racial afrikano-amerikanet mund te intrepretonin vetem ne teatro te ketij lloji.

Leatha Blount jetonte dy blloqe larg Teatrit Howard. Ajo shkonte atje si ne nje vend per tu takuar me miq.

Ishte njelloj si te shkoje ne nje ballo ne Harlem. Ne kercenim neper rruge brenda ne teater dhe ja kalonim mjaft mire.

Por gjate protestave raciale te vitit 1968 teatri u plackit. Ai u rihap ne vitin 1975 si nje ndertese historike por vetem per nje kohe te shkurter. Per te pakten 30 vjet teatri kishte mbetur i mbyllur dhe i rrenuar. Dy vjet me pare filloi nje rinovim masiv i tij qe synonte ti rikthente teatrit lavdine e dikurshme. Tani ai eshte restauruar mjaft bukur nga brenda me ndricim bashkekohor me ekrane masive dhe te ngjall ndjenjen e kabareve.

Ne ceremonine e inaugurimit mbizoteronte ndjenja e pergjithshme se projekti te ishte nje sukses i madh. April dhe Edward Ellington  erdhen ketu per te vizituar teatrin ku i ati i famshmi Duke Ellington ngjallte emocione te forta tek publiku me interpretimin e tij.

Kane bere nje pune te shkelqyer restauruese dhe une e di qe babai yne e sheh kete duke buzeqeshur.

Steven Bensusan president i kompanise Blue Note Entertainment tha se synimi eshte per ta bere Teatrin Howard per Washingtonin sikurse Klubi i Famshem i Muzikes Xhaz i Nju Jorkut.

Ne presim me kenaqesi pikerisht kete funksion te teatrit nxitjen e muzikanteve te rinj dhe njekohesisht te perhapim fjalen se jemi duke e bere Teatrin Howard gati per shekullin e 21.

Tani qe teatri madheshtor eshte rihapur drejtuesit e tij thone se ai do te vazhdoje te jete per breza me radhe nje Meke per artistet afrikano-amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›