Te dielen ne France mbahen zgjedhjet presidenciale

Votuesit franceze votojne te dielen ne raundin e pare te zgjedhjeve presidenciale te cilat pritet te perfundojne me fitoren e udheheqesit te pare socialist ne France ne gati dy dekada. Korrespondentja e Zerit te Amerikes ne Paris Lisa Bryant ndoqi disa nga mitingjet me te fundit te presidentit konservator Nicolas Sarcosy dhe rivalit te tij kryesor socialistit Francois Hollande. Te ndjekim kroniken
shte nje dite e ftohte dhe me ere por ky miting fushate para keshtjelles se shekullit te 14-te Chateaux de Vincennes po mbahet ne nje atmosfere festive. Njerezit mbajne radhen per te marre mish te pjekur ne barbeque apo salcice picante afrikanoveriore ndersa degjojne muzike. Por shumica e tyre presin qe kandidati i Partise Socialiste Francois Hollande te mbaje nje nga fjalimet perfundimtare para votimeve te se dieles.
Mes perkrahesve te zotit Hollande eshte 60 vjecari Patrice Marshall nga lagja periferike Nanterre e Parisit.
Ai thote se ka kohe qe e mbeshtet Francois Holland-in per shkak te cilesive te tij njerezore ngaqe ai mbron vlera socialiste si solidariteti. Dhe nje tjeter arsye e rendesishme thote ai eshte se Hollande mund te jete personi qe do ti zere vendin presidentit aktual Nicholas
Francois Hollande eshte veteran i skenes politike franceze. Ai ka kryesuar Partine Socialiste per vite me radhe. Por ai nuk ka mbajtur kurre nje post te larte qeveritar dhe ne pergjithesi nuk konsiderohet si nje figure karizmatike. Ai e di kete dhe e pershkruan veten si nje njeri normal. Dhe anketat e paraqesin ate ne nje finish te njekohshem me Nicholas Sarcozine ne raundin e pare te zgjedhjeve dhe si fitues ne te dytin.
Si shpjegohet popullariteti i madh i Francois Holland-it Bruno Cautros studjues i shkencave politike ne Institutin e Studimeve Politike ne Paris thote
Se pari ai eshte popullor sepse nuk eshte Sarcozi. Po ashtu zgjedhjet kete vit jane mbizoteruar nga disa fenomene kyce si kriza ekonomike por edhe ajo qe ne France njihet si anti-Sarkozizem. Personaliteti i zotit Sarkozi shqeteson shume votues.
Zoti Sarkozi u zgjodh president ne vitin 2007 duke sjelle shpresen e ndryshimit. Por shume francezeve ju fiken shpresat nga ajo qe ata e shohin si nje personalitet qe bie shume ne sy dhe politika jo te qendrueshme te zotit Sarkozi. Pastaj thote studjuesi Cautres ndodhi ngadalesimi ekonomik dhe kriza e Eurozones...
shte e qarte se te jesh ne pushtet ne nje situate te tille ekonomike nuk eshte dicka e mire. Dhe une mendoj se cilido qe do te vije ne pushtet do ta kete teper te veshtire.
Por perkrahesja e zotit Hollande Fatna Chouaikh i cileson katastrofike politikat e zotit Sarcosy.
Ajo thote se nen drejtimin e zotit Sarcosy jane shtuar ne France mjerimi dhe pabarazia ekonomike dhe jane shkelur te drejtat baze njerezore. Si nje franceze me origjine marokene dhe besimtare myslimane Fatna Chouaikh thote se ajo eshte kunder politikave te emigracionit te zotit Sarcosy.
Por megjithate zoti Sarcosy nuk dorezohet. Po ashtu as perkrahesit e tij te cilet mbushen sheshin e Parisit Place de la Concorde.
Disa si 27-vjecari Julien Guiguet agjent imobiliar ne Lyaon udhetoi qindra kilometra per te marre pjese ne miting. Ai thote se ka vite qe mbeshtet zotin Sarkozi.
E mbeshtes ngaqe ai eshte njeriu qe gjen zgjidhje per situaten. Ne Evrope ka krize dhe ai ka gjetur nje zgjidhje per Francen.
Edhe 50-vjecarja Anne Versellone ka mendim te ngjashem.
Une votoj per zotin Sarcosy sepse ai eshte nje president i shkelqyer dhe une kam besim tek Franca si nje vend i shkelqyer. Po ashtu zoti Sarkozi eshte nje person udheheqes ne Evrope dhe per mendimin tim ai eshte me i miri per Europen dhe Francen.
Presidenti Sarkozi dhe zoti Hollande nuk jane kandidatet e vetem ne zgjedhjet e se dieles ne France. Jane gjithsej 10 kandidate presidenciale mes tyre Marine Le Pen e ekstremit te djathte dhe Jean-Luc Melenchon i se majtes ekstreme te cilet sipas anketimeve pritet te dalin ne vend te trete dhe te katert.