E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama “tradhtar”?

Shpërthen skandali i radhës me presidentët e SHBA-së, pas seks-gejtit të Bill Clintonit me sekretaren e tij është dhe presidenti aktual, Barack Obama, që ia ka “dredhur” së shoqes.

Kështu, edhe njerëzit me ngjyrë nuk bëjnë përjashtim nga të bardhët në çrregullimet e raporteve bashkëshortore, të paktën nëse mund t’i besohet tabloidit më të madh amerikan “National Enquirer”, i cili raportoi se Obama tradhton gruan e tij, Michelle, me 36-vjeçaren Vera Baker.

“National Enquirer” raporton se Vera Baker ka punuar për vite me Barack Obamën, në grumbullimin e fondeve për fushatën e tij zgjedhore (duke përfshirë edhe presidencën).

Për më tepër, gazeta shkruan se Zonja e Parë, Michelle e zbuloi këtë tradhti dhe e fali burrin. Por tani, sipas “National Enquirer”, lidhja midis Baker dhe Obamës vazhdon ende, duke iu referuar dëshmisë së një shoferi taksie që ka shoqëruar Obamën dhe Baker, në një hotel, ku të dy do të kalonin natën së bashku.

Kjo konfirmohet edhe nga një burim i besuar në mesin e personelit të presidentit, si dhe nga një video kamerë e hotelit.

Nëse “bomba” e lëshuar nga “National Enquirer” është e vërtetë, pa dyshim, është ky një nga lajmet më të mëdha të historisë së skandaleve të historisë amerikane. “Enquirer”, revistë kjo ishte kandidate kryesore për të marrë çmimin “Pulitzer”, nuk arriti të shpallej fituese muajin e shkuar, pas zbulimit të skandalit seksual të ish-senatorit Eduards.

Tabloidi ka zbuluar dhe një sërë aferash të ish-senatorëve tjerë, lojtarëve të njohur të golfit, por kësaj radhe bëhet fjalë për njeriun më të pushtetshëm në botë dhe nëse do të pranohet nga vetë Obama, mund të fundosë ëndrrën e miliona amerikanëve që shikonin tek ai kryefamiljarin model.

Vera Baker e ka ndihmuar Barackun të bëhet senator i Ilinoisit në një moshë shumë të re. Gazeta pretendon se ekziston dhe një kasetë video e hotelit, ku çifti jashtëmartesor ka kaluar momentet intime.

Tabloidi pretendon gjithashtu se kundërshtarët politikë të Obamës kanë vënë në dispozicion 1 milion dollarë për çdo dëshmitar, që sjell informacione të dokumentuara apo dëshmi (foto) që vërtetojnë aferën seksuale.

Taksisti që këmbënguli të mbetej anonim, tha se ai e kishte transportuar Obamën dhe Bakerin disa herë në vende të ndryshme brenda kryeqytetit amerikan, gjatë fushatës së tyre për mbledhjen e fondeve.

Ai kujton se ditën që i kishte transportuar në hotel, i kishte pritur gjatë, por ata nuk kishin dalë prej andej.

“Shërbimi im përfundonte në mbrëmje dhe nuk kishte shenja se ata do të dilnin nga hoteli atë natë”, - tha taksisti.

Edhe pse faktet që jep në këtë shkrim tabloidi mbeten ende të vakëta, dëmi i një skandali, edhe pse jo të vërtetë seksual, mund të jetë shkatërrimtar për presidentin dhe precedentët e kanë dëshmuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›