Përbërja etnike në SHBA po ndryshon
Demografët thonë se përbërja etnike e SHBA po ndryshon. Ata presin të ketë një numër më të madh hispanikësh nga regjistrimi i popullsisë për vitin 2010.
Ata thonë gjithashtu se ideja e një grupi shumicë në SHBA nuk do të ekzistojë në dekadat e ardhshme.
Në fakt, Zyra e Regjistrimit të Popullsisë, Census, ka thënë se deri në vitin 2050, pakicat aktuale do të jenë shndërruar në shumicë.
Shumë prindër dhe shkolla në SHBA po i përgatisin fëmijët për një realitet të ri kur të rriten.
Kjo nuk është thjesht një vizitë tek doktori. Për Silvia Osorion, ky është një rast tjetër për të parë vajzën e saj që do të lindë së shpejti.
Osoria thotë se vajza e saj jo vetëm që do të rritet në një botë më të avancuar teknologjikisht, por edhe mes një numri më të madh njerëzish që ngjajnë si ajo.
Hispanikët si Osoria janë grupi etnik që po rritet më shpejt në SHBA. Carl Haub i Zyrës së Referencës së Popullsisë thotë, se brenda 5 vjetësh, lindjet e foshnjave të racës së bardhë mund të pakësohet me 50 për qind.
Për më tepër, raporti i lindjeve dhe vdekjeve është një me një për shumicën e bardhë. Ndërsa për çdo hispanik që vdes, lindin 20 foshnje të reja.