Katastrofa kërcënon brigjet e SHBA-së
Një katastrofë të vërtetë mjedisore, e kanë cilësuar ekspertët amerikanë përhapjen e shtresës së naftës nga gjiri i Meksikës drejt bregdetit amerikan.
Sipas vlerësimeve të tyre, ajo paraqet rrezikshmëri pasi mund të bllokojë vijat më të rëndësishme të anijeve në rajon, duke nisur që nga kjo javë e ardhshme, duke penguar kryesisht transportin e naftës.
Kjo paraqet rrezik për SHBA-në, e cila importon naftë duke kaluar pikërisht përmes Gjirit të Meksikës.
Për këtë arsye, por edhe për të shmangur ndotjen mjedisore nga e cila kërcënohet, SHBA po vazhdon përpjekjet për pengimin e përhapjes së shtresës së naftës në bregdetin jugor dhe po bëhet ç’është e mundur që të luftohet penetrimi i shtresës së naftës në terren.
Ndërkohë, raportohet se shtresa e naftës në Gjirin e Meksikës ka arritur deri në bregdetin e Luisianës, ku është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme.
Përhapja e sasisë së madhe të naftës është përcjellë me shqetësim jo vetëm nga autoritetet e larta drejtuese, ekspertët e mjedisit, por edhe nga peshkatarët e zonës, si amerikanë edhe meksikanë.
Peshkatarët janë shprehur se jeta e gjallesave në këtë ambient është paralizuar komplet.
Sipas tyre, ky mjedis ujor nuk do të ketë peshq të gjallë për një periudhë të gjatë që mund të shkojë deri në tre vite.