Kuçi: Idetë për status special në Veri, të kota

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, i ka quajtur të kota idetë e fundit për status special apo autonomi për komunat në veri të vendit. Ai ka thënë se Pakoja e Ahtisarit është maksimumi, çfarë mund të bëjnë institucionet e Kosovës, për komunat me shumicë serbe.
“Nga ana e institucioneve të Kosovës, asnjëherë nuk është menduar çështja e një autonomie apo statusi special për veriun e vendit. Idetë e tilla janë të kota dhe se Pakoja e Ahtisarit është maksimumi që mund të ofrohet për atë pjesë të Kosovës”, u shpreh Kuçi. Në këtë kontekst ai ka shtuar se nuk ka asnjë presion nga faktori ndërkombëtar, që të diskutohet për ide të tilla.
“Nuk ka asnjë presion nga Bashkësia Ndërkombëtare sa u përket ideve të tilla. Për institucionet e Kosovës, këto ide do të jenë ta pa pranueshme”, ka theksuar zv/kryeministri i Kosovës.