BE aprovon ndihmen per bankat spanjolle

Bankat spanjolle do të shpëtohen, por me një kosto të lartë. KE ka aprovuar dhënien e këstit të parë të ndihmave për sistemin bankar spanjoll nga Fondi i Shpëtimit të Shteteve. Vendimi, pas shtetëzimit të instituteve kredituese nga ana e Madridit, do të nxisë kështu shpëtimin më të madh të sektorit që nga fillimi i krizës në 2007-ën.
I kënaqur nga ky vendim komisioneri për Konkurrencën në BE, spanjolli Joaquín Almunia.
“Komisioni Europian ka aprovuar planin e ristrukturimit të këtë bankave spanjolle. Shuma totale është prej 37 miliardë euro. Kjo do të thotë se këto banka mund të kthehen në funksion për një periudhë afatgjatë pa pasur nevojën e ndihmave publike”, tha ai.
Nga 37 miliardë euro, 18 miliardë do të shkojnë për bankën më të madhe në vend Bankia. Catalunya Banc e Novagalicia do të marrin respektivisht, 9 miliardë dhe 5 miliardë e gjysmë euro për të korrigjuar llogaritë e tyre. Ndërsa Banco de Valencia do të mbajë 4.5 miliardë euro. Të katër bankat kanë rrezikuar falimentimin duke kërkuar ndihmën e qeverisë spanjolle, e cila në pamundësi financimi kërkoi ndihmën e BE.