Ashton shqetesim per sulmet ne Gaza
Situata në Gaza ka tërhequr vëmendjen e ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, gjatë një takimi në Bruksel. Shefja për politikat e jashtme në Bashkimin Europian Catherine Ashton ka shprehur shqetësimin për dhunën gjithnnjë e në rritje në Lindjen e Mesme, duke dënuar numrin e vdekjeve në rripin e Gazës.
Duke folur përpara takimit të ministrave të jashtëm, Ashton tha se sulmet me raketa nga Gaza në Izrael duhet patjetër të ndalen.
"Ajo që ne duhet të bëjme është që të gjejme një zgjidhje, që sjell siguri në rajon", tha Ashton. Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt tha se gjëja më e rëndësishme është që të organizojmë një armëpushim të menjëhershëm. Koalicioni opozitar ne siri po ashtu ka qene ne qender te diskutimeve ndersa ka mare nje mbeshtetje te gjere ngavendet e bashkimit Europian .
Deri më tani, në mesin e vendeve perëndimore, Franca është i vetmi vend që ka zgjeruar njohjen diplomatike të koalicionit të grupeve opozitare në Siri, ndërsa Britania e Madhe ka treguar se do të shqyrtojë çështjen e më vonë gjatë javës.