Obama vizitë surprizë në Afganistan: Fund luftës

Duke folur për publikun në një bazë amerikane, një vit pas vrasjes së Bin Ladenit, Obama falënderoi trupat amerikane dhe përshëndeti planet për t’u dhënë fund operacioneve ushtarake.
Obama mbërriti në Afganisatan për një vizitë të palajmëruar. Qëllimi ishte të nënshkruante një marrëveshje me Presidentin Karzai për marrëdhëniet e ardhshme SHBA-Afganistan, para samitit të NATO-s.
Pak orë pas fjalimit të Obamës, të paktën shtatë persona humbën jetën në një sulm në Kabul.
Zyrtarët afganë thanë se të paktën dy kamikazë një vendqëndrim popullor për të huajt në pjesën lindore, jashtë kryeqytetit.
Ata thanë se të paktën katër nga viktimat ishin civilë – nxënës të një shkolle aty pranë. Po ashtu, 17 persona raportohet se janë plagosur. Përgjegjësinë për sulmin e morën Talebanët./Start/F. Prroni/
2012-05-02 10:20