E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, karbonizohet nga korrenti 24-vjeçari

Viktima është shtetasi Tom Bregu, 24-vheë, banues në fshatin Torovicë. Forcat e policisë shkuan në vendngjarje ku nisën hetimet.

Ndërkohë, një 57-vjeçar mbeti i vdekur rreth orës 22:30 minuta të mbrëmjes së shkuar në fshatin Leminot të Korçës, pasi është shtypur nga një traktor me rimorkio. Viktima është shtetasi Servet Leka, 57-vjeç, i cili po udhëtonte si pasagjer në një traktor, të drejtuar nga shtetasi Kasem Bregu, 52-vjeç.

Drejtuesi i mjetit u arrestua në flagrancë nga policia, pasi akuzohet për “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”. Materialet hetimore të përpiluara do t’i referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2012-05-02 09:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›