E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet banda e armatosur në Kamzë, 15 vetë në pranga

Përveç prangave të vendosura ndaj 15 të arrestuarve, policia ka sekuestruar edhe 10 armë automatike dhe pistoleta.

Banda qarkullonte me automjete luksoze dhe vinte nga Bathorja, duke u bërë presion shoferëve të furgonëve në këtë zonë. Historia nis pas futjes në qarkullim të një linje të re autobusësh, teksa shoferët e furgonëve kërcënoheshin që të mos merrnin pasagjer.

Rasti ishte i ditur prej ditësh nga policia, ndërsa sot në mëngjes u dërguan në aksion forcat speciale për të arrestuar grupin e armatosur. Gjatë aksionit, nuk kanë munguar edhe shkrepjet e armëve në drejtim të policisë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Të ndaluarit ndodhet në Drejtorinë e Policisë nën masa të rrepta sigurie, pasi dyshohet se janë të përfshirë edhe në një sërë ngjarjesh të tjera kriminale. /Start/

                                                                                             2012-05-02 09:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›