E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia serbe, dhunë dhe terror në Luginë të Preshevës

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë filloi sot aksionin e arrestimit të ish-pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Presheva. Familjarët e të arrestuarve theksojnë për INA se policia serbe ka ushtruar dhunë dhe terror gjatë këtij aksioni, ata kanë thyer dyert dhe dritaret duke trishtuar edhe fëmijët të cilët ishin në gjumë.

Siç njofton korrespondenti i agjencisë së lajmeve INA në këtë aksion janë arrestuar 11 persona dhe janë bastisur 17 shtëpi. Në kumtesën e Prokurorisë për krimet e luftës theksohet se pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë sipas flet-urdhëresës së prokurorit për krime të luftës, Vlladimir Vukceviq, kanë arrestuar një numër të madhë të pjestarëve të të ashtëqujatur “Grupi i Gjilianit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Aksioni i sotëm është zhvilluar me ndihmën e Agjensisë Informative dhe të Sigurisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa është planifikuar disa muaj thuhet në kumtesën e Prokurorisë për Krime Lufte.

Por familjarët e të arrestuarve tregojnë krejt ndryshe zyrtarëve. Luljeta Nuhiu e shoqja e të arrestuarit thotë se forcat speciale në mënyrë barbare kanë malltretuar fëmijët dhe të shoqin i cili asnjëherë nuk ka qenë pjestarë i UÇK-së apo UÇPMB-së .

Forcat paramilitare kanë thyer dyert dhe dritaret duke trishtuar edhe fëmijët të cilët ishin në gjumë. Po ashtu edhe nëna e të arrestuarit kur kishte parë forcat speciale nga trishtimi kishte pësuar atak në zemër. Ajo thotë se gjatë 65 viteve të saj nuk kishte parë keqtrajtim të tillë. Bastisja është kryer në ora 5 e 50 të mëngjesit në kërkim të Shemsi Nuhiu i cili kishte qenë pjestar i UÇK-së së Kosovës, por ai në fakt ishte botën e jashtme dhe si pasojë është keqtrajtuar vëllai i tij. Po ashtu edhe në famijen Hasani janë arrestuar dy vëllëzërit Ahmet e Nazif Hasani.

Pas kësaj kanë reaguar edhe përfaqësuest e subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës duke dënuar aktet barabare të kryera nga Ministria e punëve të brendshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›