Trazira në Belfast

Të paktën 15 oficerë mbetën të lënduar mbrëmjen e së hënës, me tre prej tyre që janë shtruar në spital. Policia i ka konsideruar trazirat si një “cenim serioz të rendit publik”.
Anëtarë të fraksionit protestant të quajtur Besnikët u mblodhën në Rrugën e Danimarkës, ndërsa fraksioni i krishterë, i njohur si Republikanët në Rrugën Antim.
Bomba molotov, tulla dhe gurë u hodhën ndaj policisë.
Nga ana tjetër, katër topa me ujë u vendosën nga policia për të shpërndarë turmën dhe të paktën një person u arrestua, ndërsa shumë rrugë u mbyllën.
Drejtori i Federatës Policore të Irlandës së Veriut, Terry Spence, vlerësoi punën e oficerëve që ishin në vijën e parë. “Guximi i tyre i bëri kontrast akteve frikacake të atyre që u përpoqën t’i vrisnin”, tha Spence.