Obama vlerëson marrëveshjen për Greqinë: Hap pozitiv
Presidenti amerikan, Barack Obama vlerësoi pozitivisht marrëveshjen e re që ka për qëllim parandalimin e një ndalese kaotike të pagave në Greqi, deklaroi Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësi i shtëpisë së Bardhë tha se z. Obama ka pasur një bisedë telefonike me znj. Merkel dhe të dy udhëheqësit ranë dakord se marrëveshja financiare BE-së, veprimet e fundit të Bankës Qendrore Evropiane, si dhe reformat në Spanjë dhe Itali janë hapa pozitivë për të ulur krizën e eurozonës.
«Presidenti e falënderoi Kancelaren për udhëheqjen e saj dhe e përshëndeti marrëveshjen në Evropë për programin e ri të mbështetjes për Greqinë, që do ta ndihmojë të reduktojë borxhin në nivele të qëndrueshme» tha zëdhënësi.
Ndërkaq komisioneri i BE për ekonominë Olli Rehn bëri të ditur se “Problemet financiare të Greqisë janë një përjashtim dhe procesi i përfshirjes së sektorit privat në ristrukturimin e borxhit të saj nuk do të aplikohet në vendet e tjera të eurozonës”.
«Greqia është një rast i vecantë dhe i vetëm, që nuk do të përsëritet për vendet e tjera të zonës së euros», tha z.Rehn në një konferencë shtypi.