E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama zgjedh kabinetin per Ameriken ndryshe

Presidenti i sapozgjedhur amerikane, Barak Obama, fillon pergatitjet per marrjen e Shtepise se Bardhe. Ai ka nisur bisedimet dhe ofertat per te kompletuar kabinetin e tij me bashkepunetore dhe personalitete te rendesishme. Ne postin e shefit te kabinetit eshte vendosur Ram Emanuel. Ai eshte nje personalitet i njohur i radheve te demokrateve dhe aktualisht kongresmeni nga Ilionisi. Pritet qe Emanuel, me qendrimet e tij te forta dhe si bashkepunetor i ngushte i Barak Obames te pranoje nje detyre te tille. Nderkohe nga mediat amerikane, mesohet se ish-senatori demokrat i ka kerkuar 48-vjecarit Emanuel te jete shef i kabinetit te Shtepise Bardhe. Gjithashtu, ne krye te postit te Sekretarit Amerikane te Shtetit perflitet senatori nga Masacusets, Xhon Keri, diplomati i njohur, Ricard Holbruk, senatori republikan Cak Hejgel dhe ish-senatori demokrat Sem Nam. Nderkohe, detyre e ndjeshme aktualisht ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte edhe Sekretariati i Financave, pas krizes financiare ne kete vend. Kete detyre, demokratet pritet t`ia besojne ish-sekretarit, Lorens Samers, kryetarit te Thesarit Federal, Pol Volker dhe presidentit te Bankes Njujorkeze per rezerva federale, Timoti Gajtner. Kjo detyre ne sferen e financave do te jete e percjelle me probleme dhe sfida te ndryshme, pas krizes financiare dhe miratimit te pakos prej 700 miliarde dollaresh per tejkalimin e krizes, mjete keto qe do te shperndahen nga perberja e re e pushtetit ne SHBA. Obama ka deklaruar se ka disa ide te mira per njerezit qe do t`i vendos ne pozitat e larta shteterore, por ai permendi se kryesisht do te perfshihen dhe republikane ne kabinetin e tij. Qendra e Inteligjences Amerikane (CIA) ka nisur qe t`i shperndaje dhe informoje Presidentin e sapozgjedhur, me te gjitha raportet qe kane te bejne me politiken e brendshme dhe te jashtme. Sipas Foksnjuz, Obama mendon qe te mbaje ne postin e Sekretarit te Mbrojtjes, sekretarin aktual Robert Gejts, por emer i mundshem ne kete post permendet edhe Ricard Dancing. Pranim dorezimi i detyrave ne administraten amerikane do te behet gjate 11 javeve te ardhshme deri ne inaugurimin e Presidentit Barak Obama me 20 janar te vitit 2009.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›