Obama ka realizuar arritje historike edhe me pare
Demokrati Obama do te jete presidenti i pare afrikano-amerikan i Shteteve te Bashkuara, disa dekada pas perpjekjeve per te drejta te barabarta te afrikano-amerikaneve ne jugun e ndare te vendit. 47 vjecari ishte gjithashtu i pari kandidat presidencial afrikano-amerikan i nje partie te madhe politike ne Shtetet e Bashkuara. Kandidatura e tij historike, vjen 50 vjet pas fillimit te Levizjes per te Drejtat Civile, qe u dha fund ligjeve te ndarjes racore ne pjesen jugore te Shteteve te Bashkuara, qe i trajtonin afrikano-amerikanet si qytetare te dores se dyte. Afrikano-amerikanet nuk mund te ushtronin lirisht te drejten per te votuar ne jug te vendit deri ne vitin 1965, kur Kongresi miratoi Aktin e se drejtes per te votuar nen presionin e aktivisteve te se drejtave civile. Me pare frikesimi, dhuna dhe ligjet qe donin t'i kufizonin te drejtat e afrikano-amerikaneve, nuk i lejonin afrikano-amerikanet te votonin, megjithese atyre u ishte dhene e drejta e votes qe ne vitin 1870 me amendamentin e 15-te te Kushtetutes. Akti per te drejten e votes i dha fund ketyre taktikave diskriminuese. Obama, i ati i te cilit ishte nga Kenia dhe nena nje amerikane e bardhe, ka realizuar arritje historike edhe me pare. Ne vitin 1990, ai ishte i pari president afrikano-amerikan i revistes prestigjioze Harvard Lau Reviev, qe konsiderohej posti me i larte ne Fakultetin e Drejtesise te Universitetit te Harvardit. Zoti Obama eshte senatori i peste afrikano-amerikan ne historine amerikane dhe i vetmi afrikano-amerikane qe sherben aktualisht ne Senat.
Votime edhe per ceshtje te tjera
Pervec votimeve per garen presidenciale, amerikaneve ne disa shtete u kerkohet te shprehin edhe mendimin per ceshtje delikate si per shembull, nese duhet ndaluar ose jo martesa mes homoseksualeve. Ne Kaliforni, zgjedhesit po votojne per nje amendament kushtetues qe do ta lejonte martesen vetem mes nje burri dhe gruaje, gje qe do te hidhte poshte, nje vendim gjykate ne maj qe lejoi martesen mes homoseksualeve.
Shqiptaret qe ndihmuan senatorin
Shqiptaro-amerikanet qe ndihmuan kandidatin demokrat dhe fushaten e Partise Demokratike jane emra ne ze, qe kane respekt te jashtezakonshem. Nje pjese e ketyre personaliteteve dhane ndihma dhe donacione financiare ne mbeshtetje te fushates Obama- Biden dhe nder keto emra njihen: Harry Bajraktari, Ekrem Bardha, Ilir Zherka, Ilirjan Rusi, Dr.Sami Repishti, Nikolas Pano, Jane dhe Van Kristo, aktori Luan Bexheti dhe shume emra te tjere te biznesit.
Sfidat e presidentit te sapozgjedhur
Asnjehere sfidat nuk kane qene kaq te medha. Kurre me pare nuk ka qene kaq e rendesishme per presidentin e ri, qe ta nise punen me vrull qe ne diten e pare pas fitores. Per shkak te krizes globale, luftes ne Irak dhe Afganistan dhe nje mori problemesh si brenda vendit ashtu edhe ne bote veshtiresite, me te cilat do te perballet Barack Obama po krahasohen me sfidat e presidenti Franklin Roosvelt ne mesin e viteve 30-te te shekullit te kaluar, ne kulmin e depresionit te madh.