"Te gjithe ne e duam Presidentin tone te ri dhe do ta mbeshtesim ate ne punen e tij"
"Deshtimi ishte i imi dhe jo i juaji". Me keto fjale i eshte drejtuar mbeshtetesve republikan, Xhon Mekein ne Phoenix te Arizones, duke pranuar humbjen ndaj rivalit demokrat Barak Obama. Ish-kandidati per President te Shteteve te Bashkuara te Amerikes deklaroi se ka telefonuar Obamen per ta uruar per fitoren e tij ne zgjedhjet presidenciale. "Kisha nderin te telefonoja senator Obamen per ta uruar per fitoren. Te gjithe ne e duam Presidentin tone te ri dhe do ta mbeshtesim ate ne punen e tij", u shpreh Mekein, ndersa kete deklarate, mbeshtetesit e tij e priten me vershellima. Nga mediat amerikane mesohet se gjate telefonates se ngrohte qe paten dy rivalet, ka qene Obama ai qe ka ftuar Mekein qe te dale i pari para mbeshtetesve te tij. Ish-kandidati 72-vjecar tha se i kishte thene zotit Obama, se e admironte per aftesine e tij per te frymezuar shpresat e miliona amerikaneve dhe se do te bente gjithcka per ta ndihmuar zotin Obama qe t'i bashkoje amerikanet, t'i ktheje vendit begatine dhe per te mbrojtur sigurine e Shteteve te Bashkuara. "U bej thirrje gjithe amerikaneve qe me mbeshteten, te me bashkohen jo veten ne urimin ndaj tij, por edhe t'i ofrojme Presidentit tone te ardhshem vullnetin tone te mire per t'i gjetur kompromiset e nevojshme dhe per te kapercyer dallimet, ne menyre qe ta rivendosim prosperitetin, ta mbrojme sigurine tone ne kete kohe te rrezikshme, qe t'u leme femijeve dhe niperve tane nje vend me te mire dhe me te forte, sesa e trasheguam", drejtoi thirrjen Mekein.
Votat
Kandidati republikan fitoi 160 vota elektorale dhe mbi 52 milione vota. Vota keto qe nuk ishin te mjaftueshme per te fituar vendin e shefit te Shtepise se Bardhe. Ai ka fituar me pak vota elektorale, se sa rivali i tij Barak Obama gati ne te gjitha shtetet e SHBA.
Votat
Kandidati republikan fitoi 160 vota elektorale dhe mbi 52 milione vota. Vota keto qe nuk ishin te mjaftueshme per te fituar vendin e shefit te Shtepise se Bardhe. Ai ka fituar me pak vota elektorale, se sa rivali i tij Barak Obama gati ne te gjitha shtetet e SHBA.