Obama zgjedh sekretarin e tregtisë
Uashington - Senatorit i Nju Hempshajërit, Judd Gregg është i përzgjedhuri i Presidentit Amerikan Barak Obama për postin e sekretarit të tregtisë. Sipas një njoftimi zyrtar nga Shtëpia e Bardhë, "Presidenti planifikon të emërojë sot senatorin Gregg si kandidat për postin e sekretarit të Tregtisë". Gregg mund të ndihmojë Obamën të zbusë rezistencën në radhën e republikanëve, të cilët kundërshtojnë kushtet e një pakete stimuluese me një vlerë prej 800 miliardë dollarësh, që presidenti i ri po përpiqet ta kalojë në Kongres. Nëse konfirmohet nga Senati, Greg do t'i bashkohet dy republikanëve të tjerë të njohur në kabinetin e Obamës me 15-anëtarë.