Zgjedhjet brenda PD-së
Gjirokastër -Ethet zgjedhore brenda degëve, kanë përfshirë Partinë Demokratike në pushtet. Kështu në rrethin e Gjirokastrës, gjashtë kandidatë do të konkurrojnë për postin e kryetarit të degës së PD-s. Zgjedhjet do të zhvillohen këtë të shtunë, ku marrin pjesë 330 delegatë me të drejtë vote. Dega e PD-së në Gjirokastër, ka 198 seksione, nga ku janë propozuar gjashtë intelektualë.
Emrat e kandidatëve janë Spartak Drasa, aktualisht drejtori i drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare, Robert Çela, pedagog i Ekonomisë në Universitetin “Eqrem Çabej”, Altin Çomo, kryetari i bashkisë së Libohovës, Eduard Karagjozi, biznesmen, Maksim Logli, mjek, dhe Paqësor Aliko, drejtori i drejtorisë rajonale të rruga-ura për rajonin jug.