E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryemadhi thirrje Ramës

Tiranë - Kryetarja e Grupit të Këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i kërkoi sot kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, që të marrë parasysh kërkesat e këshilltarëve të kësaj force politike, lidhur me projektbuxhetin e vitit 2009. Kryemadhi, tha gjatë një prononcimi për mediat në sheshin 'Skendërbej" se, "LSI nuk do të lejojë që paratë e qytetarëve të Tiranës të shkojnë për rrush e kumbulla".

“Sheshi Skënderbej, që është oborri i gjithë shqiptarëve, ku bashkia ka hedhur me miliarda para për ta rikonstruktuar, nuk është rikonstruktuar asnjëherë nga fillim deri në fund”, tha ajo. Gjatë ditës së sotme pritet të bëhet mbledhja e Këshillit bashkiat të Tiranës, për të miratuar projektbuxhetin për vitin 2009, projekt i cili është rrëzuar dy herë deri më tani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›