Obama:Dështimi për marrëveshje, recesion të ri

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka tërhequr sot vërejtjen se dështimi për ta rritur nivelin maksimal të borxhit të Shteteve të Bashkuara, mund të shkaktoj një recesion tjetër dhe të ndikoj në humbjen e miliona vendeve të punës.
Duke folur para mbajtjes së bisedimeve me republikanët për buxhetin federal të vendit, Obama tha se nuk do "të jetë i pranueshëm" për ligjvënësit, dështimi për ngritjen e nivelit të borxhit amerikan.
Republikanët dhe demokratët kanë mospajtime të thella lidhur me reduktimin e deficitit të buxhetit.
Obama sot ka premtuar se situata me borxhin do të zgjidhet deri më 2 gusht, kur Shtetet e Bashkuara ballafaqohen me rrezikun e mospagimit të borxheve.